KreuArt

“S’doja të zgjohesha”; Egli rrëfen në lot momentet e errëta: Muaj të tmerrshëm!

 “S’doja të zgjohesha”; Egli rrëfen në lot

Egli ka rrëfyer linjën e jetës së saj, dhe ndër të tjera edhe vështirësitë që ka kaluar pas ndarjes nga partneri i saj, periudhë në të cilën është përballur me probleme me atak panikun, pwrfshi humbjen e dëshirës për të jetuar.

“Kam lindur në një familje të madhe… Ka pasur një moment në fëmijërinë time kur babi bën aksident, i duhej një kohë e gjatë posrikuperimi. Jetonim vetëm me rrogën e mamit që ishte minimaliste dhe pensionin e gjyshit. Gjyshi më thoshte që dihet të bëhem vajzë e fortë, një nga pengjet e mëdha që kam në jetë është që nuk arrita dot ta takoja ditën e fundit kur vdiq.

Në shkollën e lartë njoh ish-partnerin tim dhe kam jetuar me familjen e tij, derisa vendosim të shohim jetët tona. Janë pesë vite që më kanë bërë grua, më bërë të njoh më mirë veten tim. Kam kërkuar nga vetja gjithmonë të kem pavarësinë time.

Ky ka qenë një moment që kam humbur veten time, që çoi në një fazë të errët. Atë ditë ishte pikërisht diplomimi dhe paralelisht kënga ime e parë. Mes gjithë kësaj ngarkese, e gjej veten duke kaluar një atak paniku.

“S’doja të zgjohesha”; Egli rrëfen në lot

Kanë qenë tre muaj të tmerrshëm. Harrova si ishte të ushqeheshe, kisha frikë të rrija vetëm ose me njerëz, nuk isha më unë nuk doja të zgjohesha më mëngjes. Drejtohem me mamin te një mjek i fushës për të marrë kurim, në një gjendje të keqe”,  rrëfeu Egli.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF