Justin Bieber bëri një lëvizje të papritur që ngjalli diskutime te shumta ne rrjet: Këngëtari e pëlqeu, dhe më pas e largoi shpejt like-un e bërë një postimi që kremtonte lidhjen mes Selena Gomez dhe të fejuarit të saj, Benny Blanco.
Rrjeti "shpertheu": Mjaft përdorues të rrjeteve sociale e cilësuan veprimin e tij si një tentativë për të tërhequr vëmendjen.
“Ai thjesht dëshiron vëmendje,” shkroi një fans në X (ish-Twitter), ndërsa të tjerë komentuan në lidhje me kohën, duke theksuar se veprimi i Bieber-it mund të ishte qëllimshëm. “Sa herë që Selena ka tendencë për diçka pozitive, ai shfaqet,” komentoi një tjetër përdorues, duke sugjeruar se kjo mund të ishte një lëvizje për të tërhequr reflektimin e fansave përsëri mbi marrëdhënien e kaluar mes tij dhe Selenas.



















