Dihet që moda shpesh shikon nga e kaluara dhe, sidomos në këto momente, duket se gjeneratat e reja po gjejnë frymëzim të madh në një dekadë jo aq të largët. Le të flasim për vitet nëntëdhjetë, të vlerësuar shumë për modë.
Nga viti 1990 deri në vitin 2000 kemi qenë dëshmitarë të lindjes së shumë tendencave që kemi zgjedhur t’i marrim nga yjet që në atë periudhë kontribuan për t'i bërë ato të paharrueshme.
-
Ushtrimi më i mirë për të dobësuar këmbët tuaja është ky!
10 Prill, 12:12
Cindy Craëford dhe Kate Moss, bartëse të super modeleve të kohës, Winona Ryder dhe Gëyneth Paltroë, në rolet e tyre të para filmike, por edhe Carolyn Bessette Kennedy, e konsideruar si një nga ikonat më të mëdha të stilit të viteve nëntëdhjetë, imazhi i së cilës fatkeqësisht mbetet i kristalizuar në ato vite dhe edhe sot i është rikthyer stilistëve të mëdhenj.
Ka shumë emra që kanë interpretuar asokohe dhe kanë hyrë në histori, tridhjetë vjet më vonë, duke frymëzuar ata që nuk kishin lindur ende në atë kohë, por edhe ata që ishin dhe, ndoshta, janë me fat që t'i zotërojnë ende këto veshje apo aksesorë.
Ndaj, zbuloni 9 veshje kyçe të viteve '90 që janë kthyer në modë dhe bëhuni gati t'i vishni sërish.
1. Xhaketa lëkure
2. Xhinse të drejta
3. Kombinimi me fund poshtë gjurit
4. Pamje elegante në emër të minimalizmit
5. Fustani me rripa të hollë
6. Gjerdan choker
7. Xhaketa xhins
8. Pulovër sipër supeve
9. Syze dielli ovale



















