Bota është “me rrota”: Në vitet '50 dhe '60, pantallonat treçerekëshe qofte me kuadrate, apo pika, mbërritën kulmin e popullaritetit, të veshura nga yjet më të mëdha të kohës si Marilyn Monroe, Audrey Hepburn dhe Grace Kelly. Por që prej atëherë, kanë dalë e janë rikthyer në stil disa herë. Princeshë Diana i veshi për një foto ikonike në korrik 1986 në Highgrove House, duke i kombinuar me një pulovër rozë. Për një kohë të gjatë, dolën nga vëmendja, e madje disa i urrenin, por duket se këtë pranverë do të kenë një rikthim të ri të fuqishëm:



















