Në fillim të kësaj jave, Letizia mori pjesë në ceremoninë e Çmimeve të Gazetarisë Luis Carandell, e cila u mbajt në Pallatin e Senatit në Madrid. Për këtë rast, ajo rinovoi një xhaketë të gjatë tip pelerine ngjyrë ble e errët nga Carolina Herrera , të cilën e kishte veshur edhe janarin e kaluar gjatë një vizite në janar 2024 në selinë e Shoqatës për Parandalimin, Riintegrimin dhe Kujdesin ndaj Grave të Prostituuara.
Letizia mbante një xhaketë shumëngjyrëshe me pantallona të errëta e cizme lëkure, por pika e vërtetë e fortë e veshjes ishte palltoja e saj e gjatë pa jakë, e cila i zbriste nga supet deri poshtë gjunjëve. Ajo e kompletoi të gjithë kombinimin me një çantë dore prej lëkure të zezë dhe një palë vëthë elegantë.
Monarkja është ithtare e riciklimit të te veshjeve të vjetra. Për shembull, teksa ndoqi prezantimin e shërbimit të Radios Kombëtare tetorin e kaluar, Letizia u shfaq me një kostum elegant ngjyrë jargavani të krijuar nga firma spanjolle Bleis Madrid.
Seti është një nga veshjet e saj më të preferuara, e Letizia është parë me të edhe gjatë eventeve në qershor 2024 dhe shtator 2021.