Të ngrohta, të buta: palltot me shall të brendshme janë të rehatshme dhe sërish këtë vit do të jenë kryefjalë e modës!
Këto pallto, pasi kanë përjetuar një periudhë me super fat dimrin e kaluar – janë rikthyer edhe këtë vit në listën e tendencave më interesante dhe janë më chic se kurrë!
Ndër veçoritë që na bëjnë ta vlerësojmë më shumë këtë model është padyshim fakti që shallin mund ta harrojmë lehtësisht në shtëpi – gjë që ndodh mjaft shpesh.
Një rehati e këndshme që i shton asaj joshjen e sofistikuar të cilës thjesht nuk mund t'i themi jo. Nga variacionet e gjata dhe shumë të rafinuara, si ato të propozuara nga The Roë dhe Toteme, deri tek ato më të shkurtra dhe më komode, për t'u veshur me lehtësi gjatë gjithë ditës.
Dhe çfarë prisni për të zgjedhur të preferuarin tuaj? Më besoni, do t'i shtojë menjëherë një dozë të mirë hijeshie çdo pamjeje tuaj!