Stilistja e mirënjohur Mirela Nurçe, e cila prej vitesh jeton në USA, është rikthyer në Tiranë këtë të mërkurë me një sfilatë e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Stilistja në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog, kompaninë e modelingut “Grace Mode” dhe “Uendi Baco” sollën sfilatën e modës “Ottoman Empire”. Gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe gjithë puna u shpërblye me përgëzimet e pafundme që të pranishmit bënë.
Në këtë event nuk munguan emra të njohur nga bota e artit dhe medias, të cilat panë nga afër sfilatën madhështore, që nisi nga frymëzimi i stilimeve të bazuara në vlerat e trashëgimisë kulturore otomane në periudha kohe të ndryshme.
Kjo sfilatë, me 25 modele të veshura me veshje frymëzuar nga sitet arkeologjike dhe bukuritë e monumenteve kulture të vendit turk, u mbajt në ditën e Republikës së Turqisë dhe fjalën e hapjes e mbajti ambasadori turk z. Tayar Kagan Atay.
Sfilata u mbajt në mjediset e Hollit Protokollar të Kryeministrisë.