Si të vishni çizmet e gjata mbi gju pa e tepruar që tani deri në fund të dimrit? Ata janë një nga domosdoshmëritë më të mëdha të modës të këtij sezoni, megjithatë, duhet të pranojmë se çizmet mbi gju nuk janë aspak të lehta për t'u veshur.
Edhe nëse përcaktuesit dhe krijuesit e trendeve, me veshjet e tyre arrijnë të na japin iluzionin se edhe ne mund t'i veshim me të njëjtën lehtësi, realiteti shpesh është shumë i ndryshëm.
Kur bëhet fjalë për përfshirjen e çizmeve mbi gju në pamjet e përditshme, koeficienti i vështirësisë është gjithmonë shumë i lartë. Ndaj ju duhen disa kombinime për të zbuluar se edhe ato mund të rezultojnë të jenë më të gjithanshme dhe elegante sesa mund të mendoni.
Dhe nëse po pyesni se si të vishni çizmet mbi gju në mënyrë të rafinuar gjatë gjithë sezonit, ne do t'ju ndihmojmë të gjeni disa ide interesante.



















