Parisi, kryeqyteti i dashurisë përmbylli më 1 Tetor Javën e Modës. Me prezantimin e koleksioneve të stilistëve për sezonin Pranverë/ Verë 2025 mbyllet kështu edhe ekperienca e magjishme e modelit shqiptar Elton Ilirjani, i cili edhe kësaj here u përzgjodh nga dizajneri i njohur Malan Breton.
I veshur me një fustan të gjatë preh lëkure në ngjyrë blu të ndezur, gjatë parakalimit në pasarelën e magjishme të Paris Fashion Week, Elton Ilrijani pati një moment prekës teksa u përlot. Supermodeli i dedikoi muzikën dhe shfaqjen e veçantë nënës së tij e cila nuk ja kurseu kurrë mbështjetjen në çdo sipërmarrje të tij.
Në “PFW”, Eltoni, bëri njoftimin e rëndësishëm se tashmë ai do të shfaqet kudo me emrin e artit HANKO dhe jo më kot, por, si një shenjë mirënjohje për nënën e tij. E kemi dëgjuar teksa ka folur shpesh në media me shumë dashuri për prindërit, kryesisht nënën e cila e ka mbështetur fortë që nga momenti kur ka kuptuar orjentimin gjinor të të birit. Ajo gjithmonë ka dhënë dashuri pa fund për Eltonin duke e ndihmuar shumë që të mos binte pre e bullizmit nga shoqëria dhe njerëzit me koncepte të ngushta në këtë aspekt. Dhe ai vërtetë diti t’ ja shpërblente. Dashuria e tij për mamanë këtë radhë u manifestua ndryshe, jo vetëm me fjalë, por me një performancë që i mahniti të gjithë pjesëmarrësit, në të cilën edhe muzika ishte e dedikuar për të.
Performanca e tij është përfolur shumë edhe në titujt kryesorë të mediave prestigjioze në botë si “Bazaar”, “Madame Le Figaro”, “I Fashion Network”, etj.
Ndonëse Javët e Modës u mbyllën, aktivitetet për të ende vijojnë. Nga data 3-15 tetor ai do të jetë në disa aktivitete në Tiranë si dhe pjesë e "Miss Globe", ndërsa më 4-9 dhjetor do të udhëtojë sërish për Miami Art Basel.



















