E njohur per stilin e saj joshes ne veshje, Jori Delli ka mahnitur ndjekësit me fotot më të fundit që ka publikuar. Aty, ajo shfaqet duke e kaluar një ditë nëpër rrugët e qytetit, e veshur me një palë pantallona të shkurta në ngjyrë bezhë, të kombinuara me një këmishë të hapur në ngjyrë të kaltër.
Për të theksuar edhe më shumë stilin e saj unik, Jori ka vendosur mbi supe një bluze tjetër që i ka dhënë pamjen e saj më të veçantë dhe të rafinuar. Look-un e kombinuar me kujdes, e perfundoi me një palë këpucë të rrafshëta në ngjyrë të kaltër të mbyllur, që përshtaten perfekt me pamjen.
Flokët e saj, të lëshuar në mënyrë të lirshme, janë kapur në disa fije mbrapa, duke krijuar një pamje të thjeshtë, por gjithsesi elegante. Ky stil i rastësishëm dhe i shtruar me kujdes ka bërë që Jori Delli të tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe të përfitojë lavdërime për shijen e saj të shquar në modë.



















