Bordo
Nga koka te këmbët të veshura me bordo, për ato që duan një stil sfidues, por edhe super luksoz. Me efekt
shkëlqyes ose jo, kjo nuancë do të jetë kryefjala e sezonit Vjeshtë-Dimër.
Pelush
Palltot me gëzof kanë dominuar pasarelat e vjeshtës. Mund të zgjidhni ngjyrat pastel, ose jeshilen, mund të
kombinohet me një pulovër të zezë, pantallona ose çizme prej lëkure.
Lëkurë
Kur bëhet fjalë për materialet, asnjë nuk e konkurron lëkurën, e cila sivjet vjen me një efekt të lëngshëm,
mes stilit rock dhe chic, nga këmishat te fundet, deri te fustanet dhe pantallonat.
Jakët
Jakët ekstravagante do të jenë një sfidë për ato që e duan modën në të gjitha dimensionet e saj, pasi
palltot dhe xhaketat me forma të pazakonta theksojnë fytyrën në mënyrë elegante.
Leopard
Printet me lëkurë leopardi janë një rikthim i guximshëm nga vitet ’80, por këtë herë, ato përshtaten me
efekte 3D, duke krijuar një siluetë gjithmonë femërore.
Triko e gjyshes
I kujtoni trikot e gjyshes? Ato sivjet janë IN! Eksploroni format e mëdha dhe ato të ngushta, kardiganët dhe
trikot me golf, por me kërthizë jashtë, duke adoptuar një stil mbresëlënës.
E tejdukshme
Fustane të dizajnuara si për në tapetin e kuq, me një tejdukshmëri e cila dhuron një pamje sensuale, duke
alternuar tylin me dantella, me ngjyra uniformë, kur më provokuese konsiderohet e zeza.
Xhins
Konsiderohet si lëkura e dytë, ndaj edhe nuk kishte sesi xhinsi të mungonte, por gjatë vjeshtës, do të
sprovoni një stil më të freskët mes fustaneve maksi dhe fundeve të puthitura pas trupit.