KreuFashion

Zendaya shfaqet me fustanin më të guximshëm që ka mbajtur ndonjëherë në publik!

Zendaya shfaqet me fustanin më të guximshëm që ka mbajtur


Konsiderohet një “ikonë e modës” dhe pamja e saj e fundit dëshmon edhe një herë se Zendaya e meriton plotësisht këtë titull! E ftuar për të nderuar Cher në Rock & Roll Hall of Fame, Zendaya rikrijoi një veshje të famshme të artistes, duke bërë mjaft përshtypje me pamjen e saj.
Zendaya prezantoi Cher dhe nderoi stilin e saj legjendar ndër vite, e veshur me një fustan vintage Bob Mackie. Fustani është i ngjashëm me atë të veshur nga Cher në vitin 1972, gjithashtu nga i njëjti stilist.

Zendaya shfaqet me fustanin më të guximshëm që ka mbajtur
Zendaya shfaqet me fustanin më të guximshëm që ka mbajtur


Laë Roach, stilisti i Zendaya, zbuloi në Instagram se ata vendosën të zgjidhnin një pjesë nga arkivi i Mackie për këtë rast, duke preferuar një fustan nga koleksioni i vjeshtës 2001 të quajtur "Intriga e huaj".
Kështu, Zendaya u shfaq me një fustan nudo, me kurrizn e hapur e me rripa të hollë kryq. Fustani i qëndisur me dorë është i mbuluar me gurë vezullues dhe rruaza ari e të bardha, duke e bërë atë të shkëlqejë nga koka te këmbët. Ajo e kombinoi me një pallto të bardhë të derdhur, të qëndisur me të njëjtat zbukurime si fustani, shkruan Vogue.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF