Sharon Stone dhe Sarah Jessica Parker tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa zbritën në tapetin e kuq në hapjen e Festivalit të 42-të të Filmit në Torino: Të dyja u shfaqën me veshje jashtëzakonisht elegante dhe plot shkëlqim.
Aktorja e njohur nga filmi “Basic Instinct”, Sharon, 66 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan pa rripa të zbukuruar me xixa, i cili përfshinte një pjesë të sipërme në stil korseje dhe një model të ndërlikuar me gurë të çmuar. shkruan DailyMail.Elementi më spikatës i veshjes së saj ishte një pelerinë dramatike e kuqe me pala, të cilën aktorja e mbante të hedhur mbi supe për këtë ngjarje plot yje në Torino të Italisë.
Aktorja kishte stiluar flokët e saj bionde të shkurtra të krehur prapa dhe kishte zgjedhur një grim shkëlqyes, përfshirë një nuancë buzëkuqi të errët, duke iu përshtatur tematikës së kuqe të guximshme. Ajo dukej në një humor shumë të mirë teksa pozonte me vetëbesim në tapetin e kuq, para se të hynte brenda për eventin.
Ndërkohë, ylli i “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, 59 vjeçe, tregoi elegancën e saj me një fund midi prej kadifeje të zezë me teksturë të shtypur, që kishte një çarje të lartë. Aktorja e kombinoi veshjen e saj elegante me një këmishë të bardhë me dekolte të thellë dhe një xhaketë të zezë elegante, e sandale të hapura me rripa, të zbukuruara me fjongo të mëdha argjendi.