KreuFashion

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e mbante që në vitet '80!

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e

Moda ndryshon por shpesh detaje rikthehen, dhe në videot e fundit të ripublikuara ku Parashqevi shihet duke kënduar në skenë, na solli në vëmendje që aksesori i trëndafilit që tashmë është një trend i momentit, artistja e mirënjohur i ka përdorur që në vitet ’80.

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e

Më bukurinë, zërin, performancat, Parashqevi Simaku ka qenë modeli i vajzës që të gjithë e adhuronin kur ajo ngjitej në skenë. Përveç një ikonë e padiskutueshme e muzikës shqiptare, ka qenë edhe një ikonë stili, pasi në të gjitha performancat e saj ajo shihet e veshur bukur me një elegancë të admirueshme për kohën.

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e

Ikja e saj në Amerikë bëri që ajo të shkëputej totalisht nga Shqipëria dhe mediat shqiptare, por së fundmi Parashqevi Simaku sërish ka qenë kryefjalë e çdo medjeje dhe çdo shqiptari kudo ndodhet, por këtë herë për gjendjen e saj jo të mirë. Pas videos të publikuar nga Blendi Fevziu, ku ajo shfaqej në një televizion amerikan duke marrë ndihma si e pastrehë për festat e fundvitit, të shumta kanë qenë komentet e më pas videot që pasuan njëra-tjetën.

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e

Më në fund modeli i njohur Elton Ilirjani, i cili jeton në Amerikë, mundi ta gjejë artisten e mirënjohur duke i siguruar strehim e duke premtuar se ëndrrën e saj hollivudiane do ta bëjë realitet.

Ikonë stili/ Trëndafili sot është trend, por Parashqevia e

Ata darkuan dje së bashku dhe të shumta kanë qenë momentet që ai ndau nga ajo darkë e bukur, ku nuk munguan as momentet ku Parashevia shfaqej duke kënduar shqip.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF