Melania Trump dukej shumë elegante, teksa qëndronte në krah të bashkëshortit Donald Trump ndërsa mbërritën në Kishën Episkopale të Shën Gjonit, vetëm disa orë përpara se ai të betohet si Presidenti i 47-të i SHBA-së. Zonja e Parë, 54 vjeçe, zgjodhi një pallto të gjatë, në ngjyrë blu të thellë përshatur nga stilisti amerikan Adam Lippes, së bashku me një palë këpucë kamoshi në ngjyrë blu, Manolo Blahnik dhe doreza lëkure të zeza, shkruan pamfleti.net. Një pallto e ngjashme ndodhet në faqen e internetit të Lippes me çmimin 4,290 dollarë.
Poshtë palltos, ajo kishte veshur një këmishë të bardhë, duke i shtuar një ngjyrë tjetër veshjes klasike.Megjithatë, ylli i vërtetë i veshjes ishte një kapele e madhe me strehë të gjerë me një majë të sheshtë dhe prerje të bardhë, e projektuar nga Eric Javits – gjithashtu një markë amerikane.
Kapelja lidhi së bashku të gjithë pamjen e saj, teksa kishte një topuz elegant dhe thumba të vogla diamanti. Në të kaluarën, Melania ka favorizuar stilistë që, në pjesën më të madhe, kanë qenë evropianë, si Alexander McQueen dhe Valentino.