Ylli i popit, aktorja dhe sipërmarrësja Jennifer Lopez po kalon pushimet e Krishtlindjeve me familjen e saj në Aspen, një destinacion i njohur dhe i preferuar shumë nga të famshmit, në malet e Kolorados.
Ajo është para duke shëtitur nëpër qytet në shoqërinë e Emme, një prej binjakëve, teksa po shijonte një kafe të nxehtë duke treguar një pamje komode, perfekte për këto ditë të vështira dimri.
Veshja është ideale për adhuruesit e stilit “easy”: një pulovër e butë me jakë, xhinse të gjera dhe komode, një triko maxi me motive nordike të përdorura si xhaketë dhe për në këmbë ka zgjedhur një prej modeleve të UGG, çizmet e momentit!
Nëse po kërkoni pamjen perfekte komode për ta veshur në ditët tuaja të pushimit, mund të frymëzoheni nga legjenda e “Jenny from the block”.