KreuStil Jetese

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi historinë dhe letërsinë botërore, nga jugu në veri të Italisë

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Treni i famshëm Orient Express, i cili frymëzoi shkrimtaren Agatha Christie për romanin “Vrasje në Orient Expres”, është gati të na çojë në një udhëtim magjepsës nëpër Itali. Kjo është historia e një treni të lindur nga një ëndërr, e cila sfidoi kohën. Për 150 vjet, Orient Express ka sublimuar artin e udhëtimit luksoz, e nisur nga Georges Nagelmackers i cili i ktheu ëndrrat e tij në realitet, kur realizoi për herë të parë trenat e parë luksozë që filluan të lëviznin në të gjithë Evropën. Sot, legjenda ka rilindur në Itali.

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Seksioni “La Dolce Vita” i Orient Express është po aq magjik, siç edhe përshkruhet në faqet e librit: me vagonë të bollshëm, me suita luksoze dhe restorante ku shërbehet ushqimi i cilësisë më të lartë. Edhe pse kanë kaluar 150 vjet që kur Georges Nagelmackers i dha jetë vizionit të tij për një ide të re udhëtimi, me një tren luksoz që përshkuan distanca të mëdha, ju mund të shijoni sot thuajse të njëjtën panoramë. Treni ikonik kthehet në Itali në edicionin e tij Orient Express - La Dolce Vita, një përvojë unike që do t’ju çojë në zbulimin e 14 rajoneve italiane si dhe tre destinacione ndërkombëtare; nga Roma në Paris dhe nga Stambolli në Split.

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Orient Express - La Dolce Vita krenohet me 6 vagonë, 12 kabina luksoze, 18 suita dhe 1 super suitë, të gjitha të mobiluara me një stil që kombinon epokën e artë të dizajnit italian, por me një prekje moderne, të frymëzuar nga vitet '60, ku spikasin qilima shumëngjyrësh, dritaret panoramike dhe veprat e artit bashkëkohore. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është vagoni i restorantit me pesë yje, e cila përfshin verëra të shkëlqyera italiane dhe kuzhinën e rafinuar. La Dolce Vita përfaqëson një kohë legjendare. Ky tren është simbol i një ëndrre, një stili, një dëshirë, një frymëzim. Është një homazh për Romën - Qytetin i Përjetshëm, që nderon kinemanë dhe vendin e filmit të famshëm të Fellini-t “La Dolce Vita”, duke u magjepsur nga arti që lanë pas Sophia Loren, Marcello Mastroianni, Anita Ekberg dhe Gina Lollobrigida. Por nga ana tjetër, është një ode për stilin dhe shijen e kuzhinës italiane, artistin prej nga lindën emra të mëdhenj.

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Surprizat nuk janë vetëm në bordin e trenit, sepse në Romë, mysafirët do të mund të qëndrojnë në hotelin e parë italian të krijuar nga Orient Express. Hoteli “Orient Express Minerva” është i vendosur në një pallat me stil barok të shekullit të 17-të, që gjendet në Piazza Minerva, dhe do të hapë dyert sivjet. Përsa i takon udhëtimit, kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 3 net, duke lëvizur përgjatë itinerareve nga veriu në jug të vendit, ku përfshihet linja Venecia-Trieste-Split, një panoramë e mbushur me kodrat toskane dhe bukuria e padiskutueshme e Siçilisë. La Dolce Vita është planifikuar të nisë në vitin 2024 me udhëtime dy dhe treditore, ku pasagjerët mund të zgjedhin të vizitojnë, edhe vende të ndryshme historike dhe kulturore në qytete, si; Roma, Venecia dhe Palermo, pasi janë programuar disa ndalesa përgjatë rrugëve, që pasagjerët të eksplorojnë qytetet.

Një udhëtim mjaft epik, që ka si itinerar Romë-Venecia-Portofino, do t’ju çojë drejt mrekullive dhe sekreteve të Venecias. Pastaj një zhytje në Portofino, fshatin më simpatik të rivierën italiane para se të ktheheni në Romë. Por, guidat e tjera ofrojnë edhe destinacione drejt Palermos, Materës, Taorminës, Agrigentos, Monferratos dhe Nizza.

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Çmimet janë gati të paimagjinueshme; Suita për një natë për dy persona varion nga 6 600 euro deri në 25 000 euro për natë. Interiori thekson dukshëm me të njëjtat detaje stilin Art Deco, dekorimet e drurit të lëmuar me dyllë dhe llak, vagonët e veshur brenda me mëndafsh dhe kadife, si dhe llambadarët prej kristali. Gjithçka, nga ushqimet deri te hoteleria përfshihen në çmimin e biletës së trenit. Treni ka 18 suita me sipërfaqe 7 metra katrorë, 12 kabina Deluxe me sipërfaqe 11 metra katrorë dhe 1 suitë La Dolce Vita, e destinuar për 62 pasagjerë të zgjedhur. Ndërkohë, mund të provoni baret dhe restorantet unike.

La Dolce Vita, Orient Express: Udhëtim me trenin ikonik që shkroi

Treni më ikonik dhe më emocionues në botë, i cili u rikthye në shina vitin e shkuar, nisi udhëtimet e para në vitin 1906, por epoka e artë e tij ishin vitet 1930, ku itinerari klasik kalonte përmes Londrës dhe Venecias, duke vijuar me Francën dhe Zvicrën në një udhëtim katërditor.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF