KreuStil Jetese

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Kryefjala e gjithë urimeve këtë ndërrim vitesh ishte “Shëndet”! Të ndërgjegjësuar se pa të nuk realizojmë asnjë nga planet dhe dëshirat tona, kërkesa, lutja që i bëjmë Zotit, Natyrës, çdo gjëje të mbinatyrshme, kudo ku falemi dhe besojmë është të gëzojmë shëndet. A mund ta gëzojmë jetën pa të? Pas tij është e mirëpritur çdo gjë.

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Edhe problemet, edhe shqetësimet në punë a kudo zgjidhen. E pazgjidhshmja është vetëm shëndeti, jeta! Urojmë që të mos vihemi në prova të tilla, për të shijuar gjithçka që jeta na servir. Edhe ky botim i parë për vitin 2025, këtë mesazh sjell. Kjo buqetë e parë arti, kulture, mode dhe stili jetese bëhet konkrete dhe mund të shijohet nën këtë lajtmotiv.

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Me entuziazmin që shoqëron ditët e parë të vitit jemi të gëzuar, që mund të servirim një mori personazhesh të rëndësishëm apo dhe më pak të tillë, krijues dhe të talentuar, që gjatë ditëve të fundit të vitit që lamë pas, kanë vënë shenjë me punën e tyre në muzikë, pikturë, letërsi, dhe në çdo profesion, që bëjnë.

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Personazhe si Vesa Luma, Hana Cakuli, Rozana Radi, Ilir Paço, Gala Dragot, Dora Bakiu, Albana Shoshi, Frank Ibrahimi, Alban Biçaku ndajnë emocionet e tyre, në atë çfarë ka qenë vula personale dhe profesionale e një viti. Ndërkaq gjithçka që do t’ju duhet dhe orientojë sa i përket modës dhe bukurisë e gjeni në plot 15 faqe të dedikuara, #Beauty dhe Aksesorë, ndërsa për të apasionuarit e dizajnit në faqet e interiorit do të gjeni prekje të lehta, që do t’ju orientojnë në zgjedhjet tuaja.

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Ndërsa fansat e udhëtimeve, gjithmonë kanë një arsye për të qëndruar në faqet e Travel, ku do të gjeni eksperiencat personale të Eda Banos, që na çon këtë numër në Cotswolds, magjinë e Anglisë, ndërsa Perla Travel në Chalet Al Foss, në Alpet e Italisë.

Editorial nga Ilda Lumani: Mirë se vjen 2025!

Udhëtoni bashkë me ne për një cikël edhe më të bukur rreth diellit.

E sigurt, që BORDO do jua bëjë më të këndshëm këtë rrugëtim!

2025 të mbarë për të gjithë lexuesit e BORDO-së, tashmë prej 10 vitesh miq të mi!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF