Kodak Ultra F9
Nëse po kërkoni një aparat fotografik me film dhe me pamje retro, mund të zgjidhni modelin Kodak Ultra F9. Aparati ka një lente me gjatësi fokale 35 milimetra, duke garantuar foto me cilësi të lartë, por dhe stil vintage. Pamjes klasike i shtohet edhe blici mekanik, i cili vjen përmes një çelësi që aktivizohet vetëm me një prekje.
Huawei Mate XT
Marka kineze Huawei sfidon Apple dhe Samsung me telefonin Mate XT. Telefoni ka një ekran të palosshëm 10,2 inç dhe trashësi 3,6 mm kur paloset dhe kushton plot 3 mijë euro. Pajisja luksoze, vjen në dy ngjyra, të kuqe dhe gri, ka 3 kamera, një këndgjerë 50 MP dhe dy 12 MP, ndërsa memoria arrin nga 260 GB në 1 TB.
Timekettle W4 Pro
Kufjet pa fije Timekettle nuk janë vetëm kufje, pasi ato mund të jenë asistenti juaj digjital i komunikimit. Duke u lidhur me telefonin inteligjent, W4 Pro kanë të integruar programin Babel Fish, duke ju mundësuar një përkthim profesional në plot 40 gjuhë të huaja, qoftë përmes zërit robotik, por edhe në versionin e shkuar.
Porsche Macan 100 % elektrik
Tani zhurma klasike e Porsche Macan do të jetë më e butë falë motorit 100 për qind elektrik. Makina me bateri 95 kWh ka autonomi 641 kilometra dhe karikohet në mënyrë të shpejtë në 80 për qind për 20 minuta. Motori elektrik arrin shpejtësinë maksimale 220 kilometra dhe përshpejtim 5,2 sekonda nga 0 në 100 km/orë.
Marshall Emberton II
Marka prestigjioze rigjallërohet me versionin Emberton II, duke i shtuar gamës së altoparlantëve portative, një model modern prej çeliku. Duke trashëguar stilin rock 'n' roll, altoparlanti ka stereo tingujsh ikonike, ndërsa me një karikim mund të dëgjoni muzikë për 30 orë, qoftë përmes lidhjeve pa fije, por edhe atyre klasike.