KreuStil Jetese

Lazeri CO2 Hybrid, mrekullia e zhdukjes së shenjave

Lazeri CO2 Hybrid, mrekullia e zhdukjes së shenjave

SMARTDERM ofron shërbimin IN për gjithë problematikat e fytyrës dhe trupit

Klinika SMARTDERM, me drejtuese Dr. Silvana Mishtaku, vjen këtë herë në BORDO me një prezantim të specifikuar të LAZERIT CO2 Hybrid, i cili është një nga trajtimet më të rëndësishme tashmë në fushën e estetikës, që rikuperon problematika nga më të ndryshmet. Enkas për lexuesit tanë, vjen ky shpjegim i detajuar, për të kuptuar gjithë specifikat e pajisjes që do t’u shpëtojë nga shenjat në fytyrë dhe në trup. Lexojini me kujdes dhe jemi të bindur, se të gjithë kemi nevojë për këtë trajtim super efikas, dhe sigurisht mos neglizhoni ta realizoni nga mjekët e specializuar.

Lazeri CO2 Hybrid, mrekullia e zhdukjes së shenjave

Lazeri CO2 Hybrid është një trajtim për të cilin klientët shohin një përmirësim të kënaqshëm dhe është një nga format më të mira për të trajtuar problemet e vjetra dhe të reja, të lëkurës së fytyrës dhe trupit, duke kombinuar 3 teknologji.

CO2 HYBRID ofron teknologjitë më të fuqishme të aparaturave, të bazuara mbi energjinë për rezultate maksimale dhe kohës së shkurtër për rikuperim.

Lazeri CO2 Hybrid, mrekullia e zhdukjes së shenjave

Lazeri Hybrid trajton:

- shenjat pas akneve, të vjetra dhe të thella

- ⁠shenja (cikatrice) pas kirurgjisë

- ⁠stimulimin e kolagjenit dhe rigjeneron dermën

- ⁠trajton rrudhat fine

- ⁠redukton diametrin e poreve

- ⁠trajton strijet pas shtatzënisë dhe ndryshimeve në peshë

HYBRIDLIFT “merr një kohë të shkurtër për të rikthyer vitet”

Diskomfort minimal për një trajtim që kombinon dy gjatësi të valëve, për të arritur rimodelimin e sipërfaqes së lëkurës dhe rinimin e saj.

(Rekomandohen 2 seanca në interval 6-8 javë nga njëra-tjetra)

HYBRIDSCAR “revizionim i shenjave”

Një trajtim për t’i thënë lamtumirë shenjave, qoftë ato të mbetura nga aknet e adoleshencës, traumat e lëkurës apo edhe shenjave të operacioneve. I personalizuar për llojin specifik të lëkurës, imperfeksionet e saj. Arrin të depërtojë aty ku është problemi, duke rritur rigjenerimin e dermës. (Rekomandohen 3-4 trajtime me interval 3-4 javë)

HYBRID SOFTLIFT “Rigjenerim”

Trajtim mjaft i butë për t’u përshtatur në rutinën tuaj, por mjaftueshëm i fuqishëm për të rafinuar tonin e lëkurës suaj, reduktimin e rrudhave dhe riparimin e lezioneve të lëkurës. Në pak kohë shijoni strukturën e përmirësuar të lëkurës, ndërsa rifitoni tonifikimin dhe shkëlqimin e saj. (Rekomandohen 2-3 trajtime në interval 2-3 javë)

Lazeri CO2 HYBRID mund të aplikohet në çdo zonë të trupit edhe fytyrës duke rikuperuar, disa nga problematikat e lëkurës kohëzgjatja e procedurës varion nga 20 deri në 90 minuta, me një diskomfort minimal dhe një kohë rikuperimi që mund të zgjasë 5 deri në 7 ditë.

Lazeri CO2 Hybrid, mrekullia e zhdukjes së shenjave

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF