KreuStil Jetese

Një mbrëmje magjike me essence dhe Catrice në Piramidën e Tiranës!

Një mbrëmje magjike me essence dhe Catrice në Piramidën e

Në fundin magjik të vitit, Tirana u shndërrua në epiqendrën e ndriçimit, elegancës dhe atmosferës festive. Dhjetori, më shumë se një muaj kalendarik, u bë simbol i momenteve që lënë gjurmë dhe krijojnë emocione që zgjasin përgjithmonë.

Gjatë gjithë muajit, kryeqyteti mirëpriti një gamë aktivitetesh unike të kuruara me kujdes, ku essence dhe Catrice shkëlqyen jo vetëm me produktet e tyre, por edhe me një ndjenjë të fortë përbashkimi ku festuan sukseset e tyre dhe ndanë dashurinë për bukurinë me të gjithë. Nga prezantimet e reja, te bisedat inspiruese me influencues dhe surprizat festive, këto dy marka sollën më të mirën e bukurisë për publikun shqiptar.

Një mbrëmje magjike me essence dhe Catrice në Piramidën e

essence është një emër që ka fituar zemrat që prej hyrjes së saj në Shqipëri dhe vazhdon të mahnitë me cilësinë e produkteve dhe çmimet e arritshme për të gjithë. Në anën tjetër, Catrice ka sjellë një përvojë luksoze për të gjithë dashamirësit e bukurisë, me produkte që kombinojnë cilësinë, inovacionin dhe trendet e fundit.

Një mbrëmje magjike me essence dhe Catrice në Piramidën e

Këtë dhjetor, Tirana nuk ishte thjesht një qytet, por një pasarelë bukurie. Mes dritave festive dhe atmosferës së ngrohtë, eventi i organizuar nga essence dhe Catrice u bë një pikë takimi për dashamirës të kozmetikës, personazhe të njohur dhe influencues që ndanë eksperiencat e tyre me publikun. Koleksionet e reja u vendosën në qendër të vëmendjes, duke frymëzuar çdo të ftuar të zbulojë anën më të bukur të vetes.

Dhjetori shpesh konsiderohet muaji i reflektimeve dhe festimeve, dhe këtë vit ai mori një dimension të ri – një muaj ku bukuria u bë sinonim i kujtimeve të gëzueshme. Eventet e organizuara nuk ishin vetëm shfaqje kozmetike, por një përvojë e plotë që përfshiu emocionet, ndjesitë dhe bashkimin e komunitetit.

Një mbrëmje magjike me essence dhe Catrice në Piramidën e

Përpara se vitit t’i vijë fundi, essence dhe Catrice na kujtojnë se bukuria nuk ka kufij. Dhjetori mund të mbyllet, por shkëlqimi i tij do të vazhdojë të ndriçojë gjatë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF