E thatë, e yndyrshme ose të dyja bashkë, lëkura e fytyrës ka nevojë gjithmonë për një larje të thellë. Por, kur vjen fjala te meshkujt, ato janë paksa specifike, andaj edhe zgjedhja e larësve duhet të jetë specifike. Duhet që gjithmonë larësit e fytyrës të jenë pjesë e arsenalit tuaj të kujdesit personal.
Për çfarë shërbejnë pastruesit? Ata janë korrigjuesit më të mirë, pa harruar që eksfolojnë dhe hidratojnë lëkurën. Këshilla kryesore është që ata të përdoren çdo mëngjes, si dhe çdo mbrëmje, pasi kështu i dhurojnë fytyrës një freski natyrale.
Si të zgjidhni larësin e duhur? Para se të shpenzoni paratë për të zgjedhur larësin e duhur, fillimisht duhet të njihni llojin e lëkurës suaj. Disa meshkuj kanë lëkurë të thatë, e të tjerë të yndyrshme, ndaj zgjidhni pastruesit që përmbajnë përbërës hidratues si acidi hialuronik, si dhe agjentët e tjerë të pastrimit, kryesisht acidet e testuara dermatologjikisht.
Ndryshe nga sapunët tradicionalë, që pastrojnë papastërtitë nga fytyra juaj, këto lloje pastruesish nuk e thajnë lëkurën, përkundrazi ata heqin yndyrën e tepërt, pa hequr lagështinë natyrale. Përdorimi i larësit për fytyrën, ndihmon gjithashtu në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, duke parandaluar probleme si puçrrat dhe njollat. Por, kujdes, pas larjes, përdorni kremra hidratues gjatë natës, ose krem kundra rrudhave.