KreuStil Jetese

Gjobat për pirjen e duhanit në natyrë mbërrijnë në Milano!

Gjobat për pirjen e duhanit në natyrë mbërrijnë në

Në Milano mbërrijnë gjobat e para për ata që pinë duhan jashtë, deri në 240 euro. Kryeqyteti i Lombardisë ka nisur luftën kundër duhanit dhe këtë vit do të jetë qyteti i parë i madh italian që do të jetë plotësisht pa duhan. Pirja e duhanit tani është e ndaluar në të gjitha hapësirat publike të jashtme, duke përfshirë rrugët dhe tavolinat jashtë bareve dhe restoranteve.

Qytetarët që pinë duhan do të gjobiten dhe rrezikojnë gjobë nga 40 deri në 240 euro nëse nuk respektojnë detyrimin. Me përjashtim të cigareve elektronike (të lejuara) në Milano, ndalimi i pirjes së duhanit është shtrirë në të gjitha zonat publike ose për përdorim publik duke përfshirë zonat rrugore. Megjithatë, pronarët e lokaleve nuk do të gjobiten nëse ndonjë klient pi duhan jashtë, pavarësisht ndalimit.

Gjobat për pirjen e duhanit në natyrë mbërrijnë në

E nëse Milano ëhstë në një rrugë të mirë, Suedia është vendi i parë me më pak qytetarë duhanpirës në botë ku vetëm 4.5% e popullsisë së saj pi duhan.

Çdo cigare, sipas një studimi universitar të sapo publikuar në Britaninë e Madhe, është e barabartë me 20 minuta më pak jetë. Plani i Evropës kundër duhanit është pjesë e një programi më të gjerë për të reduktuar kancerin: çdo vit pirja e duhanit është përgjegjëse për vdekjen e 700 mijë njerëzve në BE. Në Milano objektivi është mbi të gjitha lufta kundër ndotjes: sipas të dhënave të ARPA Lombardia, pirja e duhanit është përgjegjëse për 7% të emetimeve të pluhurit të imët. Ndalimi i pirjes së duhanit, gjithashtu në funksion të Lojërave Olimpike Dimërore në Milano Cortina 2026, synon të përmirësojë në mënyrë drastike cilësinë e ajrit të qytetit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF