KreuCelebrity

Aldo pa doreza fare": Valbona, një nga banorët më budallenj të Big-ut"!

Aldo pa doreza fare": Valbona, një nga banorët më budallenj

Regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP” pas me shume se tre muajsh brenda shtepise se famshme. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij ‘pa dorashka’ për disa prej banorëve dhe dinamikat e lojës. Duke komentuar mbi inteligjencën dhe sjelljet e konkurrentëve të tjerë, Aldo nuk i kurseu aspak fjalët:

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës”, – tha ai me tone të ashpra.

Sa i përket lojës së Laertit, ndonëse pranoi se ai është një nga më të zgjuarit në shtëpi, Aldo nuk i dha pikë për strategji:

“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri, ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë, kanë ardhur prej kësaj lidhjeje”.

Regjisori shprehu skepticizëm edhe për dinamikën mes Gertit dhe Rozit, duke sugjeruar se gjithçka ishte një skenar i menduar për të mbajtur publikun të tërhequr: “Me përjashtim të Gertit, sepse ajo me Rozin ishte totalisht e stisur. Loja e tyre ishte vetëm për të krijuar pezullim te publiku. Sepse dy shokë që njihen mirë nuk mund të japin dy versione kaq të ndryshme”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF