KreuCelebrity

Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës: Gjurmë ADN-je në valixhen ku u mbajt trupi!

Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës:

Hetimet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula kanë marrë një kthesë të re, ndërsa autoritetet italiane po thellojnë analizat mbi provat e gjetura në vendngjarje

Sipas mediave italiane, në valixhen ku u fsheh trupi i 24-vjeçares dhe më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës, janë gjetur gjurmë ADN-je që i përkasin një burri. Kjo ka ngritur dyshime të reja për përfshirjen e një personi tjetër në ngjarje.

Hetuesit janë përqendruar aktualisht te babai i Mark Antony Samson, ish-i dashuri i viktimës dhe autori i dyshuar i krimit. Ai nuk është ende zyrtarisht nën hetim, por po hetohet mundësia e përfshirjes së tij pas kryerjes së vrasjes.

Marrin “kthesë” hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës:

Sipas dëshmisë së dhënë më herët nga nëna e autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. Ajo ka pranuar se ndihmoi të birin për të pastruar gjurmët e gjakut pas vrasjes.

Megjithatë, për shkak të pranisë së ADN-së mashkullore në valixhe, pritet që babai i Mark Antony Samson të merret sërish në pyetje dhe t’i nënshtrohet analizave për të verifikuar nëse profili i tij gjenetik përputhet me atë të gjetur në vendin e krimit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF