KreuCelebrity

U divorcuan sot zyrtarisht, Kryemadhi ende e dashuruar me Ilir Metën?!

U divorcuan sot zyrtarisht, Kryemadhi ende e dashuruar me Ilir Metën?!

Monika Kryemadhi ka reaguar vetëm pak orë pas divorcit zyrtar me kreun e PL-së, Ilir Meta. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo tha se gjërat po shkojnë mirë për të dhe familjen.

Megjithatë edhe pse e divorcuar, dashuria për Metën duket se nuk ka mbaruar, thote pamfleti.net, pasi Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore që të votojnë për babain e fëmijëve të saj, për të cilin tha se jep dhe jetën!

“Të dashur miq! Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijëve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.”, shkruan Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/1206936390801422?ref=embed_post

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF