KreuCelebrity

Dashuria sekrete e Ben Affleck-ut mund të jetë çifti që kemi ëndërruar gjithmonë!

Dashuria sekrete e Ben Affleck-ut mund të jetë çifti që

Ben Affleck është hapur si kurrë më parë për ndjenjat e tij dhe atë që i ndodh thellë në zemër, duke zbuluar se kush është aktorja e famshme që i ka vjedhur zemrën pas martesës së tij shumë të komplikuar dyvjeçare dhe divorcit të mëpasshëm nga superylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez.

Aktori 52-vjeçar, i cili zakonisht është një yll shumë i rezervuar i Hollivudit, duket se është dashuruar fshehurazi me ish-bashkëshorten e mikut të tij Brad Pitt, Angelina Jolie, të cilën ai e ka admiruar gjithmonë për personalitetin e saj të jashtëzakonshëm.

Sipas Daily Mail, Ben e konsideron Angelinën “një femër shumë seksi”, zbuloi burimi për atë që ndjen ish-bashkëshorti i JLo. "(Ai është) fshehurazi i dashuruar. Ben tha se ai gjithmonë mendonte se ajo ishte shumë seksi dhe e admironte se si e kishte trajtuar karrierën e saj," tha burimi për ndjenjat e Affleck.

Është për t'u habitur që Beni tërhiqet nga Jolie, pasi ai dikur kishte një lidhje të gjatë edhe me Gwyneth Paltrow nga viti 1997 deri në 2000, e cila rastësisht ishte edhe partnerja e Pitt nga viti 1994 deri në 1997.

Dashuria sekrete e Ben Affleck-ut mund të jetë çifti që

Lajmi për pasionimin e Benit vjen pasi ai ka nisur të shprehë ndjenjat e tij pas divorcit nga Lopez, diçka që padyshim ka qenë në shtypin ndërkombëtar por sipas fjalëve të aktorit nuk kishte asnjë arsye të vërtetë për ndarjen. "Ekziston një tendencë për të analizuar ndarjet dhe për të kërkuar për të identifikuar shkaqet rrënjësore ose diçka të tillë. Por sinqerisht... e vërteta është shumë më e përditshme nga sa njerëzit ndoshta do të besonin ose do ta shihnin interesante”, tha Ben për GQ disa javë më parë.

Sipas ish-bashkëshortit të Jennifer Garner, nuk ka asnjë histori horror për të treguar për fundin e lidhjes së tij me këngëtaren.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF