Ka bërë xhiron e rrjetit një situatë e krijuar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” . Egli e ka pyetur Gjestin pse nuk e ka puthur kurrë para kamerave, ndërsa me Xhenetën e ka bërë një gjë të tillë. “Pse me Xhenetën para kamerave dhe me mua jo?”, u dëgjua të thoshte Egli.
Në pamje, Gjesti shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa shumë ndjekës komentojnë se ai po luan me ndjenjat e Eglit. Sakaq, nuk i shpetoi ky moment Xheneta Fetahut e cila publikoi videon dhe e shoqëroi me një koment thumbues:
“Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth”, duke nënkuptuar se Egli po përpiqet të marrë vëmendjen e dikujt që nuk është i interesuar për të.