KreuCelebrity

Eva Golemi: Në skenë, e harroj veten!

Eva Golemi: Në skenë, e harroj veten!

Sopranoja e parë e Teatrit të Operas vjen në një rrëfim për punën e saj 31-vjeçare në skenën e muzikës lirike, rolet dhe mbi 100 bashkëpunime me artistë nga vendi dhe bota.

Të flasësh me një soprano është si ta shoh atë nga reshti i parë i një shfaqje operistike. Sepse Eva Golemi, sopranoja e parë e Teatrit të Operas, është nga ato artiste që edhe pas 31 vitesh në skenë vibron për çdo fjalë pasioni dhe dëshirën për të sprovuar në skenë, edhe pasi ka hyrë në lëkurën e mbi 37 rolit. E besoni apo jo, por një artiste lirike si Eva ka aftësi të mëdha jo vetëm me zërin brilant, apo e dramat e rolit të saj, por edhe me sharmin dhe elegancën e një gruaje gjithmonë të bukur.

Nga momenti kur u ngjit për herë të parë në skenë në rolin e Donna Anna, kur ishte ende studente e deri pak muaj më parë, ku preku skenën me rolin e Aidës në operën me të njëjtin titull, karriera e saj ka qenë gjithmonë në 'crescendo'. Artistja tregon se si ka jetuar në të gjitha rolet e saj, duke studiuar nga afër personazhet, duke vëzhguar në detaje dhe duke kërkuar që nga potenciali i saj të vokalit, të interpretojë rolin e të cilave ka gdhendur imazhin e saj, si sopranoja e parë e Teatrit të Operas. Pas një eksperience në operën shqiptare dhe atë të fundit, artistja e madhe rrëfen për “Bordo” jetën e saj artistike dhe jo vetëm, por edhe si një familje dhe nënë.

Eva, e keni nisur vitin 2025 me një sukses, por edhe me një rol që keni dashur, si u ndjetë nën lëkurën e “Aida”?

“Aida” mbetet një nga operat më spektakolare të Verdit, por edhe në të vërtetë për shkak të skenave masive dhe shpesh edhe me përfshirjen e kuajve apo elefantëve në skenë. Aida, si rol është një sfidë vete për sopranot për shkak të personazhit që shfaqet në këtë opera, por sidomos për ndjesitë që mbart si në drejtimin e saj ashtu dhe në atë dramaturgjik. Unë i pëlqej shumë sfidat dhe Aida më rri shumë mirë. Ovacionet e publikut, por mbi të gjitha kritikat profesionale në shtypin e huaj, e cila e vlerëson me nota maksimale performancën time tek Aida, më bëri të ndjehem shumë mirë.

"Numi pietà del mio soffrir!" – Maria Callas thotë se Aida ishte roli më kompleks që ka luajtur - por për ju si ishte të shqiptonit këtë frazë nga Verdi?

Kjo pjesë e aries nxjerr në pah disa nga cilësitë të cilat i kam të miat dhe jam vlerësuar vazhdimisht, pianissimo-t. Në këtë fragment shprehet një nga dilemat më të mëdha midis dashurisë për Radames-in (armikun e popullit të saj) dhe dashurisë për babain të cilët shkojnë në luftë ndërmjet tyre dhe ku në fund Aida do të jetë e humbur sido të përfundojë beteja… e kënduar në pianissimo është një lutje që Zoti ta mëshirojë për vuajtjen që po kalon.

Ju jeni një soprano që performon në skenën e TKOB-së, por edhe ato ndërkombëtare, a mund të na zbuloni diçka mbi agjendën tuaj të sivjetshme?

Plane kam shumë, por do t’i zbuloj gradualisht, në varësi edhe të kalendarit të TKOB-së skena e të cilit mbetet primare për mua. Dalja në skenë është një plan që për mua mbetet afatgjatë, ku përfshihen role të reja dhe rivënie në Shqipëri dhe jashtë… (qesh).

Plot 30 vjet në skenë, festoni vitin që vjen një jubileun, sa role keni gdhendur me zërit tuaj?

Karrierën si soliste e kam filluar 31 vjet më parë, kur isha ende studente në Akademinë e Arteve. Ishin disa kompozitorë të shquar shqiptarë që më besuan pjesët e tyre - premierë botërore - në festivalet e muzikës që organizoheshin në ato vite, si: Feim Ibrahimi, Kozma Lara, Kujtim Laro, Ermir Dergjini, Haig Zacharian etj.. Po ashtu në atë kohë kam fituar edhe çmimin e parë në karrierën time, i cili u shoqërua më pas me shumë çmime e vlerësime të tjera. 30 vjet më parë, kur isha në vitin e fundit në shkollë, fitova rolin e parë në opera pas audicionit me një konkurrencë shumë të fortë. Ishte Donna Anna nga opera Don Giovanni. Ky rol shënoi rrugëtimin tim në skenë për të mos u ndalur më, sot kam 37 role të para të vëna në skenë në disa prej teatrove më prestigjioze në botë, me kryerole të muzikës operistike. Kam performuar me sukses në koncerte e opera dhe në bashkëpunim me artistë të mëdhenj në shumë vende të Europës, si: Itali, Francë, Gjermani, Angli, Zvicër, Danimarkë, Turqi, Holandë, Moldavi, Kosovë e Maqedoni e po ashtu në Korenë e Jugut dhe SHBA.

Cili prej këtyre roleve mbetet më identifikues, ose që e keni përjetuar më shumë?

Të gjithë rolet që kam performuar në skenë në Shqipëri apo jashtë janë shumë të rëndësishëm për mua, por Puccini në përgjithësi ku sigurisht Tosca mbetet personazhi më identifikues për mua, mbase ngaqë ndjehem pak Toska edhe në jetë (qesh) për forcën e karakterit, pak Mimi, e dashuruar dhe e brishtë, Cio Cio San (Butterfly) për sakrificën sublime si nënë, do të bëja gjithçka për fëmijët e mi.

A ka një partner me të cilin keni ndarë skenën më shumë dhe me të cilin ndiheni komode?

Dihet se sopranot partnerë kryesorë në një opera kanë, (më përjashtime të vogla), personazhet meshkuj. Kam patur bashkëpunime të shumta me tenorë e baritonë (mbi 100) shqiptarë e të huaj të kalibrit botëror, por do të veçoja cilësinë mbi sasinë dhe sigurisht këngëtarët shqiptarë, si Josif Gjipali, Saimir Pirgu, Gjergj Sulioti, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa, Ylber Gjini, Armando Likaj, Adran Xhema, Y. Kaca etj..

Mes veprave shqiptare dhe atyre botërore ku keni luajtur, cilën do të veçonit?

Secila ka veçorinë e vet. Unë kam performuar rolet kryesore në premierat e thuajse të gjitha operave të kompozitorëve shqiptarë që u shkruan pas viteve '90, si: Peçi, Tole, Dergjini, Toqi, Dhomi. Të gjithë rolet janë të rëndësishme për mua dhe sigurisht kur dal në skenë, ai që po këndoj në atë moment është roli më i rëndësishëm për mua…(qesh..).

Soliste e parë e TKOB-së prej 3 dekadash, si i zgjidhni rolet, a keni një kriter, preferoni vepra që i keni luajtur apo provoni?

Si fillim duhet të jetë roli kryesor (qesh). Numri i madh i roleve tregojnë qartazi që më pëlqen të interpretoj sa më shumë vepra, duke e zgjeruar repertorin tim. Kam kënduar role në opera nga kompozitorë dhe në gjuhë të ndryshme, si: italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe shqip. Rivëniet në skenë janë një nga elementet më të rëndësishme për një teatër dhe aty mundohem të zgjedh, ku do të preferoja të performoja. Duhet të theksoj se disa prej roleve që i kam për zemër i kam realizuar në teatro jashtë Shqipërisë, pasi nuk janë vënë asnjëherë në skenën e TKOB-së.

Nuk e di pse, por sopranot kanë gjithmonë një aurë që i shoqëron – sa ndikojnë personazhet që keni luajtur në jetën tuaj?

Në përgjithësi në opera, personazhi pozitiv por që sakrifikohet në fund është soprano dhe ndoshta kjo e jep atë efekt. Kur dal në skenë, e harroj veten dhe e përjetoj çdo minutë të shfaqjes, sikur të jem personazhi të cilin po luaj. Maria Callas thoshte “Një opera fillon shumë përpara se perdja të ngrihet dhe mbaron shumë kohë pasi mbyllet sipari. Fillon në imagjinatën time, bëhet jeta ime dhe mbetet pjesë e jetës sime shumë kohë pasi jam larguar nga opera”. Dhe këtë gjë më shumë se të gjithë e di familja ime, e cila e përjeton edhe ajo me mua.

Ju jeni artiste me kohë të plotë, po ashtu bashkëshorte, mama dhe pedagoge, si i balanconi gjithë këto “role” në jetën tuaj?

Familja, mbi të gjitha familja, përkushtimi për fëmijët dhe bashkëshortin tim Arben Llozi, i cili është profesor në Universitetin e Arteve. Duke qenë të dy artistë jo rrallë na bie të kemi aktivitete edhe jashtë Shqipërisë, kështu që mundohemi të kompensojmë dhe rikuperojmë kohën larg fëmijëve dhe familjes. Pjesë e këtij aktiviteti janë edhe lëvizjet së bashku jashtë Tiranës me fëmijët dhe me shoqërinë e ngushtë. Pa sakrifica nuk arrihet asgjë, por unë kam fatin që kam një familje që më mbështet fort, e cila gjithashtu ka bërë sakrificat e veta për të qenë aty ku jam sot. Prindërit gjithashtu mbeten mbështetja ime e pazëvendësueshme, edhe sot që jam vetë nënë. Ju them me siguri se çdo sakrificë shpërblehet në fund dhe këtë thirrje do ta bëja për të gjithë të rinjtë shqiptarë, duke filluar nga fëmijët e mi sigurisht. Kam arritur suksese të mëdha në fushën profesionale, por pa asnjë mëdyshje do të thosha se kryevepra ime janë fëmijët dhe familja.

Ka patur një moment kur jeni ndier e dyzuar për të ndjekur karrierën përballë familjes?

Ndoshta vetëm kalimthi, por më largohet çdo dyshim sapo shoh fëmijët e mi.

Një keni një peng, nëse do të donit t'i dedikoni më shumë kohë njërës prej disa detyrave?

Tashmë asnjë peng.

Një familje artistësh – cili nga fëmijët trashëgon AND-në artistike, tuajën dhe martesën?

Të dy. Tashmë Laura soliste pranë Orkestrës Simfonike të RTSH-së është një violiniste e afirmuar edhe në skenat e hapur. Ndërsa Kevin është ende i vogël, por studion violinë në Liceun Artistik të Tiranës, me vepra të dedikuara në Itali, Shqipëri, Austri, Çeki, Sllovaki, Hungari, etj.

Ju këndoni këngët e vjetra tiranase, jo të gjithë sopranot e muzikës lirike e bëjnë këtë, pse…?

Për herë të parë kam kënduar duet me tenorin e madh Hysen Koçia në një festival të muzikës popullore në shoqërimin e Orkestrës së RTSH-së. Unë këndoja kjo këngë sa herë mblidheshim me shoqërinë dhe ata më kërkuan që t'i këndoj edhe në publik. Iu realizimit të disa këngëve të popullit të Tiranës gjatë kohës së pandemisë si një provë mua, në bashkëpunim me mua për disa kolegë të jashtëzakonshëm, E. Hasa (Itali) dhe A. Shtuni (Gjermani). Kjo këngë u pëlqyen shumë nga një publik i gjerë. Duhet të pranoj se muzika popullore dhe vepra këngët tiranase një shkollë më vete për të mprehur veshin (intonativisht), sensin ritmik dhe mbi të gjitha janë të zërit dhe të akshilitetit të ornamenteve. Pastaj e kam edhe si palë ndaj tiranas (qesh).

Shumë artistë kanë zgjedhur skenat e huaja, çfarë ju ka mbajtur në Shqipëri, një ju ka tunduar propozim këto vite?

Është e vërtetë se kam patur oferta dhe kam kënduar shumë jashtë, flas si soprano soliste. Violetta nga Traviata, Norma, Tosca, Abigaille nga Nabucco, Maddalena nga Andrea Chenier. Janë disa nga rolet që kam interpretuar në teatro të rëndësishme në Itali, Gjermani, Francë, Francë, Angli e deri në Korenë e Jugut. Unë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë me kohën e familjes së njerëzve të dashur që bëjnë jetën më të bukur e më pak stresuese. Kjo është natyra pasi nuk dua që të ketë sukses në një obsesion, që mund të shkatërrojë shumë të bukura të jetës, të cilat janë të vërteta që janë familja dhe fëmijët e mi.

Montserrat Caball thotë: Kur nuk këndoj, më duket sikur nuk është ekzistoj – po ju si e shihni veten?

Unë jam shumë pasionante. çdo gjë e bëj me entuziazëm. Ndjehem e lodhur kur nuk bëj diçka dhe përkundrazi, me energji të pashtershme kur duhet të jetë në skenë. Sot e ndjej se jam në kulmin e energjisë dhe shpresoj që të vazhdojë të jetë protagoniste në skenë për një kohë të gjatë, në shembullin e shumë sopranove në botë, si Devia, Fleming, Sutherland, Caballe' etj..

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF