KreuCelebrity

Shkëlqeu në rolin e Jamie Miller, protagonisti kryesor “Adolescence”: “Nuk e kam parë serialin”!

Shkëlqeu në rolin e Jamie Miller, protagonisti kryesor


Brenda një kohe shumë të shkurtër seriali i Netflix, “Adolescence”, arriti të shnderrohej në një fenomen ndërkombëtar, duke grumbulluar 114 milionë shikime brenda vetëm një muaji nga lansimi. Drama katërorëshe ka prekur miliona shikues përmes historisë së ndjeshme dhe të tensionuar të Jamie Miller, një 13-vjeçar i akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës – rol i luajtur mjeshtërisht nga aktori i ri Owen Cooper.

Shkëlqeu në rolin e Jamie Miller, protagonisti kryesor

Përkundër suksesit të jashtëzakonshëm të serialit dhe interpretimit të tij që ka marrë lavdata nga kritikët dhe publiku, Owen vetë ndërkohë rrëfeu se nuk e ka parë të gjithë serialin.
“Nuk ka mundësi ta shikoj në shkollën time”, tha ai me sinqeritet, duke shprehur ndjesinë e sikletit për ta parë veten në ekran, sidomos në ambiente ku shokët e klasës mund të jenë të pranishëm, sic shkruan Daily Mail. Owen, i cili ishte vetëm 13 vjeç kur mori rolin, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga premiera e serialit. Pas kthimit në shkollë, ai u përball me një valë të papritur të vëmendjes, që fillimisht ishte intensive, por me kalimin e kohës u stabilizua. Tani, në moshën 15-vjeçare, ai e përshkruan këtë përvojë si: “E çmendur, por edhe argëtuese”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF