KreuCelebrity

E jashtëzakonshme, “zgjohet” Michael Schumacher? “Dha një autograf…”

E jashtëzakonshme, “zgjohet” Michael Schumacher? “Dha


12 vjet pas aksidentit të tij të tmerrshëm me ski, shëndeti i Michael Schumacher mbetet një mister. Megjithatë, fansat e ish-pilotit të famshëm të garave me makina morën një lajm të jashtëzakonshëm së fundi. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, arriti t'ë jepte një autograf: Ai shënoi emrin në një kaskë garash të Formula 1 me ndihmën e gruas së tij, Corinna Schumacher.

Kaska mbrojtëse, që i përket legjendarit Sir Jackie Stewart, do të dalë në ankand për të mbështetur organizatën bamirëse "Race Against Dementia", e themeluar nga Steëart pasi gruaja e tij, Lady Helen, u diagnostikua me demencë.

Helmeta mban firmat e të gjithë drejtuesve të gjallë të Formula 1. Në mesin e 20 emrave është edhe Michael Schumacher. Piloti legjendar i Formula 1 u ndihmua nga gruaja e tij për të vendosur inicialet e tij "MS" në helmetën që do të prezantohet në Çmimin e Madh të Bahreinit.

"Është e jashtëzakonshme që Michael ishte në gjendje të firmoste përkrenaren për këtë kauzë fisnike, për luftën kundër një sëmundjeje të pashërueshme. Gruaja e tij e ndihmoi dhe kështu ne mundëm të kishim firmat e të gjithë kampionëve që janë ende me ne," tha Sir Jackie Stewart, kampion i botës në Formula 1 në 1965 dhe 1973.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF