KreuCelebrity

“Dhuna është ulur këmbëkryq” reagimi i Julia Ilirjanit pas skandalit në BBV!

“Dhuna është ulur këmbëkryq” reagimi i Julia
Pas incidentit në BBVA ku Jozefin Marku goditi Gjestin duke e rrëzuar në tokë, mes shumë personazheve të njohur ka reaguar dhe aktorja e mirënjohur, Julia Ilirjani.

Përmes një Instastory të ndarë në rrjete sociale, Julia shprehet duke iu drejtuar Jozit me pseudoartist që bën një veprim të tillë dhune pa iu dridhur qerpiku.

Gjithashtu është shprehur se tashmë rastet e tilla janë të shumta dhe se dhuna është ulur këmbëkryq.

"Më vjen shumë keq që këto episodet e dhunës shtrihen kaq shumë dhe janë bërë kaq të shumta në këtë vend sa që shkojnë deri pa ju dridhur qerpiku dhe pa pikë ndroje, ai pseudoartisti dhe bën një veprim të tillë dhune. Më vjen shumë keq që e para dhura është ulur këmbëkryq qoftë në formë verbale, qoftë në formë fizike dhe aq më tepër që duket sikur kjo dhunë po vjen nga ata që duhet të ishin njerëzit që duhet të transmetonin më shumë mesazhe dashurie dhe paqeje.

Pjesën endasive që ndoshta dikush do që të sjellë në këtë rast midis Shqipërisë dhe Kosovës, as të mos ju shkojë në mendje. Sepse kjo është një histori që lançohet kot, flitet kot. Ne jemi një, ne jemi të gjithë shqiptarë. Jemi në Shqipëri, jemi në Kosovë, jemi në Mal të Zi, jemi në Maqedoni, jemi nëpër botë por jemi të gjithë shqiptarë. Kemi dhe një avantazh mbi popujt e tjerë, që flasim gjuhën që flasim vetëm ne."

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF