Një episod i rëndë ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP, ku pas shpalljes së eliminimit të tij, konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë ndaj një prej banorëve të tjerë të shtëpisë, Besart Klemendi (i njohur si Gjesti).
Ngjarja ndodhi në momentin e daljes së Jozit nga shtëpia, ku ai, në një reagim të papritur, e goditi me grusht Gjestin, përballë kamerave dhe publikut. Goditja bëri që ky i fundit të rrëzohej në tokë. Fatmirësisht, burime pranë produksionit kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar dhe ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore menjëherë pas ngjarjes.
Pas incidentit, forcat e policisë kanë mbërritur në ambientet e Big Brother, duke arrestuar Jozin dhe shoqëruar atë me pranga.
Pas arrestimit të Jozefin Markut, Gjesti ka reaguar nga dhoma e rrëfimit, ku ndodhej nën kujdes mjekësor.
Dua t’u them prindërve të mi të mos shqetësohen. Jam mirë dhe kam marrë ndihmën mjekësore që më nevojitej,” – tha ai.
Gjesti u shpreh se situata nuk ishte aspak e hijshme dhe se “loja mbetet lojë”, por dhuna nuk duhet të ketë vend në asnjë rrethanë.
“Nuk jemi këtu për të rrahur njëri-tjetrin. Po të isha jashtë kësaj shtëpie, nuk do t’ia kisha falur atë që ndodhi. Por dua ta mbyll këtë eksperiencë me dinjitet, ashtu siç kam hyrë,” – përfundoi ai.
Ngjarja është pritur rëndë nga ndjekësit e Big Brother VIP, të cilët kanë shprehur revoltim të madh në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar ndëshkim të menjëhershëm për veprimet e Jozit.






Eva Golemi: Në skenë, e harroj veten!

Frensi Muça: Gruaja prej mëndafshi



Bota e Narciso Rodriguez-it!





Ups, Xheneta sapo ironizoi keq Eglin!




