Egli dhe Gjesti janë martuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Nisur nga kërkesa e Gjestit, “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin.
Egli u shoqërua nga Laerti ndërkohë që Gjesti nga Rozana. Disa nga ish-banorët, ku do të përmendim Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi, morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.
-
Tendencat Pranverë/Verë 2025!
14 Prill, 17:33
Ata u kurorëzuan nga Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit.
“Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia, të dua” I tha Gjesti Eglit.
Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.



















