Dashuria nuk njeh moshë... sidomos kur bëhet fjalë për legjendat e muzikës rock. Në moshën 81-vjeçare, Mick Jagger po shijon dashurinë si në rininë e tij. Këngëtari legjendar i The Rolling Stones është fejuar (prej disa kohësh në fshehtësi të madhe) me të dashurën e tij, Melanie Hamrick, një ish-balerinë, e cila është “vetëm” 44 vjet më e vogël se ai.
Melanie zbuloi për herë të parë, në një intervistë për revistën Paris Match, se është e fejuar me Jagger prej rreth dy vitesh, por nuk kanë në plan të martohen së shpejti:
"Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur me jetën tonë aktuale, saqë do të kisha frikë të ndryshoja diçka”, tha ajo.
Meqë ra fjala, e gjithë historia e dashurisë nuk nisi me fishekzjarre. Të dy u takuan në vitin 2014, në Japoni, ku The Rolling Stones dhe American Ballet Theatre ishin në turne. Jagger ishte, në atë kohë, në një lidhje me stilisten L'Wren Scott, e cila vdiq tragjikisht disa muaj më vonë ( e vetëevrarë). “Ndoshta pati një shkëndijë, por asgjë spektakolare. Në fillim, nuk shkëmbyem as numrat e telefonit”, kujton melanie. Pasoi një mesazh diskret i Mick-ut, duke e ftuar për kafe, dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori... dhe një bebe. Të dy kanë një djalë të vogël, Deveraux, 8 vjeç, i cili do të fillojë shkollën në Londër vitin e ardhshëm, e kjo është arsyeja përse çifti planifikon të transferohet atje përgjithmonë.