KreuStil Jetese

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Më në fund Pranverë, e bashkë me ndërrimin e stinës, erdhi koha për të rinovuar totalisht gardërobën tuaj. Shtëpitë e njohura të modës sjellin gjithmonë sugjerimet e tyre nga ngjyrat te teksturat, aksesorët shoqërues dhe tendencat e bukurisë. Përveç risive, ajo që do të hasni te stili nga pasarelat deri te dyqanet, është një prekje joshëse dhe paksa provokuese, po ashtu një natyrë ëndërrimtare, e cila dhuron shumë fuqi portretit femëror. Le t’i zbulojmë!

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Ngjyrat? Mocha Mousse!

Tashmë është zyrtare ngjyra e vitit është shpallur Mocha Mousse, një ton neutral mes asaj të kafesë, shumë pranë ngjyrave të tokës, e cila transmeton një ndjesi të ngrohtë dhe natyrale. Sugjerimet nga pasarelat e sjellin atë në të gjitha nuancat, herë kafe me qumësht, e here drejt bezhës, por duke ruajtur të njëjtën gamë tonalitetesh. Përsa u takon materialeve, ato mund të nga pëlhurat tek lëkura, dantella por dhe kamoshi.

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Përveç stilit, nëse jeni duhanpirës, ju mund të kaloni në alternativa më të mira si IQOS. Falë teknologjisë sëinduksionit, IQOS i lejon duhanpirësve të rritur mundësinë të kenë një eksperiencë më të pastër, pa hi dhe tym.

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Sandale & këpucë

Bëhuni gati për koleksionin e sandaleve dhe këpucëve të stinës. Me taka ose jo, modele atletesh retro apo dekoret si monedha ose perçina, do të dekorojnë hapin tuaj pranveror. Një trend mjaft joshes sivjet janë sandalet takat e së cilave kanë një pamje futuristike, por nuk do të mungojnë as modelt prej pleksiglasi ku spikat dukshëm tejdukshmëria dhe ngjyra e gjelbër. E ndërkaq për ata që guxojnë platformat me takë të drunjtë do të jenë gjithashtu një tendencë e cila po rrëmben vëmendjen.

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Çanta

Të mëdha, por edhe të vogla, në forma drejtkëndore, por edhe në formë bagete, çantat e këtij sezoni janë thjesht të hatashme. Modelet me thurje, të ngjashme me çantat e plazhit janë padyshim super IN, ku spikasin kryesisht nuancat pastel, ndërkaq po kaq të preferuara janë ato prej material kamoshi, më së shumti me tonalitetet e tokës. Mos harroni të blini një model me lëkurë pitoni, kryesisht me sipërfaqe të verdhë diellore, ndërkaq shoqërueset tuaja me të mira, për në pune ose mbrëmje gala, do të jenë çantat me thekë, të cilat kanë aftësinë të krijojnë një siluetë feminile dhe provokuese.

Tendencat Pranverë/Verë 2025!

Beauty

Nëse ju pyesin cili është kodi i bukurisë këtë stinë, ai është thjesht: lejla. Herë me nuanca që shkojnë drejt jargavanit, e herë të çelura në vjollcë, përjetoni gjithë sfumaturat e saj. Mund të aplikoni një pudër të zbehtë tek mollëzat, por ama mund të theksoni fort qepallat, madje duke i dhuruar edhe efekt metalik. Kur vjen fjala për buzëkuqin, landra e thellë me efekt mat është padyshim kaq elektrizuese, ndërsa te njëjtat tonalitete, por me shumë shkëlqim mund ta aplikoni te manikyri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF