KreuStil Jetese

Aplikimi për vizë në SHBA, Ambasada Amerikane jep njoftimin për qytetarët!

Aplikimi për vizë në SHBA, Ambasada Amerikane jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim në rrjetet sociale, ku u kërkon qytetarëve të mos mbështeten në agjenci për të siguruar një vizë, por ta kryejnë atë vetë online, duke mbrojtur në këtë mënyrë të dhënat e tyre dhe duke kursyer para.

 “Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen.

Aplikimi për vizë në SHBA, Ambasada Amerikane jep njoftimin

Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane.

 Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, shkruhej në njoftim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF