KreuStil Jetese

"Më ktheu unazën e fejesës": Dalin detaje nga vrasja e Ilaria Sulës!

"Më ktheu unazën e fejesës": Dalin detaje nga vrasja e

Vrasja e Ilaria Sulës vazhdon te jete ne qender të vëmendjes në të gjithë Italinë, teksa vijon puna për të zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje shokuese. Hetuesja e çështjes ka shkuar në burgun “Regina Coeli”, aty ku ndodhet vrasësi i Ilarias, Mark Antony Samson.

"Më ktheu unazën e fejesës": Dalin detaje nga vrasja e

Ky i fundit, ka ndryshuar sërish dëshminë, pasi më parë kishte deklaruar se iu bë presion nga shqiptarja për notat dhe se ajo kërkoi ndarjen, shkruan La Repubblica.  23-vjeçari me prejardhje filipinase dëshmoi para hetueses se e kishte gjetur Ilarian duke folur me mesazhe me një person tjetër, theksohet ne shkrim.

“Hyra në dhomë dhe gjeta Ilarian duke folur me mesazhe me dikë. I kërkova të më tregonte telefonin dhe ajo po fliste me dikë tjetër. Më pas ajo më ktheu unazën e fejesës dhe aty e humba toruan. Nuk e pranova dot ndarjen dhe e vrava”, i tha Samson hetueses në një bisedë prej pesë orësh.

Hetimet e deritanishme kane treguar se jo vetem e ema, por edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të 22 vjecares shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF