KreuStil Jetese

“The Organic Farmacy”, brandi anglez prezantohet mes profesionistëve në Tiranë!

Marka e njohur “The Organic Farmacy” prezantoi me sukses linjën e saj të re të produkteve në një event të organizuar në hotelin "Marriot" në Tiranës.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin profesionistë të njohur në fushën e dermatologjisë dhe farmaceutikës, përfshirë dermatologë, farmacistë dhe ekspertë të industrisë, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me avantazhet që ofron marka.

“The Organic Farmacy”, brandi anglez prezantohet mes

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të ndjekin një prezantim të hollësishëm të produkteve “The Organic Farmacy” dhe të njiheshin me filozofinë e markës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe të sigurt për kujdesin e lëkurës. Të gjitha produktet e “The Organic Farmacy”  janë cilësore dhe të testuara dermatologjikisht për të gjitha tipologjitë e lëkurës.

“The Organic Farmacy”, brandi anglez prezantohet mes

Ky event, i organizuar me shumë kujdes, u shoqërua me diskutime të frytshme dhe mundësi për krijimin e lidhjeve profesionale mes ekspertëve të fushave të ndryshme, duke promovuar kështu bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive për një kujdes më të mirë të lëkurës dhe shëndetit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF