KreuCelebrity

Vuri në lojë Krishtin në videon e tij, reperi përfundon në spital në mënyrë të mistershme!

Vuri në lojë Krishtin në videon e tij, reperi përfundon


Lil Nas X u ka treguar fansave se është shtruar në spital në një gjendje alarmante shëndetësore. Reperi 26-vjeçar ka postuar një video nga shtrati i spitalit në të cilën shpjegon se i kishte ndodhur. Në video, Lik Nas rrëfen se “ka humbur kontrollin” në anën e djathtë të fytyrës. Edhe pse mundohej të qeshte, shihet se gjysma e fytyrës së tij është e paralizuar dhe pa shprehje, ndërsa buzët dhe syri nuk lëvizin. "Vëlla, unë as nuk mund të qesh tani! O Zot!". Reperi ka rrëfyer se ishte i lodhur, i rraskapitur, por shtoi se situata u normalizua pas disa orësh qëndrimi në spital. Lil Nas nuk zbuloi se çfarë e shkaktoi paralizën e tij të pjesshme.

Vuri në lojë Krishtin në videon e tij, reperi përfundon

Pak kohe me pare, reperi ngjalli polemika të mëdha dhe u detyrua të kërkonte ndjesë pasi zemëroi ndjekësit e krishterë me këngën e tij, "J Christ", kopertina dhe videoklipi muzikor i së cilës përvetësuan imazhe dhe tema biblike. Në video ai shfaqej herë si djall, herë si engjëll e më tej si Jezu Krishti në kryq përpara se të rikthehej në një event të stilit Met Gala.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF