Lufta mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka kaluar në gjykatë. Detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi tradhtinë e gruas së futbollistit argjentinas. Wanda e pranoi e kishte tradhtuar të shoqin me Diao Keita Balde, dhe thuhet se i ka blerë senegalezit, tashmë në Monza, dy ora luksoze me paratë e kartës së kreditit të bashkëshortit. Ajo pranoi se i bën dhurata të dashurit të saj me paratë e të shoqit.
Sipërmarrësja akuzohet nga futbollisti me të cilin ka dy fëmijë se ka neglizhuar tërësisht familjen dhe është tallur me të. Teksa ai iu përkushtua karrierës së tij futbollistike, ajo kujdesej vetëm për lidhjet jashtëmartesore, pretendon Icardi.
Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe futbollistit Keita Baldé nuk ishte thjesht një passion i një nate, por u forcua me kalimin e kohës përmes disa takimeve diskrete. Partnerja e Mauro Icardit ishte aq e dashuruar me Keita-n, saqë i dhuroi edhe dy ora Rolex, të blera po me kartën e kreditit të bashkëshortit të saj!
Megjithatë, Wanda insistoi se kjo histori nisi pasi ajo zbuloi tradhtinë e Icardit me Eugenia "China" Suarez, të dashurën zyrtare aktuale të futbollistit. Më tej, Nara ka rrëfyer se i ka treguar ish-bashkëshortit për flirtin me sulmuesin, sipas disa raporteve nga shtypi argjentinas. “Mauro ka video-regjistrime, me të cilat më shantazhonte, duke më kërcënuar se do të publikonte momente intime me mua”, ka deklaruar së fundmi bjondja, duke shpjeguar se e ka besuar, pasi jetuan së bashku për 12 vite dhe shtëpia e tyre ka qenë gjithmonë e mbushur me kamera.