KreuCelebrity

Çantë Birkin për 1400 dollarë? "Çmendet" Kina pas taksave amerikane, gati të sfidojë me super çmime për produkte luksi!

Çantë Birkin për 1400 dollarë? "Çmendet"

Per ata qe kane ëndërruar gjithmonë të kene një çantë Birkin, por kushtonte 38,000 dollarë vjen nje lajm i mire: Lufta tregtare që ka shpërthyer mes SHBA-së dhe Kinës mund t`ua bëjë këtë ëndërr realitet.

Çantë Birkin për 1400 dollarë? "Çmendet"

Një nga kartat më të forta që kinezët kanë aktualisht në duart e tyre është fakti se ata zotërojnë 80% të prodhimit botëror të mallrave luksoze. Gucci, Hermes, Dior, Louis Vuitton, Chanel, Ferragamo, Ralph Lauren, Tom Ford, Jimmy Choo dhe kompani të tjera të panumërta prodhojnë gjithçka, nga rrobat tek çanta dhe aksesorët tërësisht në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Francë ose Itali, vetëm për të shtuar logot.

Për shkak se të gjitha këto marka rrezikojnë të humbasin tregun amerikan me taksat 145% dhe CEO-t kanë vendosur të të zhvendosin një pjesë ose të gjithë prodhimin e tyre jashtë Kinës, Pekini po i paralajmëron ata se kushdo që e zhvendos prodhimin e tyre jashtë do t’i shohë produktet e tyre të shiten drejtpërdrejt nga të njëjtët prodhues kinezë që i bëjnë ato, me kostot e tyre të prodhimit.

Me sa duket, Kina po shqyrton mundësinë e lejimit të lirë të kopjuesve, veçanërisht atyre që synojnë markat luksoze amerikane, në përgjigje të tarifave të reja të ashpra të Donald Trump.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF