KreuCelebrity

Meghan Markle dhe lajmi i saj “shkatërrues” për bebin!

 

Meghan Markle dhe lajmi i saj “shkatërrues” për bebin!

Në podcast-in e saj të sapolançuar "Rrëfimet e një themeluese femër", Meghan Markle preku një kapitull thellësisht të dhimbshëm të jetës së saj personale.
Ajo tregoi se kishte ndjerë “një prerje të mprehtë" gjatë një mëngjesi normal me djalin e saj Archie.
Duke qenë se ishte ndjerë keq, Meghan u dërgua në spital, ku në fund e humbi fëmijën. Princi Harry më vonë e pohoi momentin “shkatërrues” për ta në librin e tij me kujtime, Spare.
Por Dukesha vete kishte preferuar ta shmangte këtë temë publikisht. Bebja u varros ne një vend privat, të cilin e dinë vetëm ata të dy.

Meghan dhe themeluesja e Bumble, Whitney Wolfe Herd diskutuan "përvojat e tyre shumë të ngjashme" me gjendjen e rrallë të preeklampsisë pas lindjes, teksa pohoi se kishte vuajtur shume.

Pre-eklampsia është një sëmundje që shfaqet vetëm në shtatzani. Ajo mund të prekë bebin, nënën ose të dy bashkë në më të shumtën e rasteve. Mund të shfaqet në cdo moment pas javës së 20-të të shtatzanisë.

Tek nëna ajo mund të shkaktojë crregullime me tensionin arterial (hipertension) dhe humbje të proteinave me urinën (proteinuria, albuminuria). Fillimisht këto crregullime mund të jenë të heshtura, minore por më vonë mund të bëhen serioze.
Bebi në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë (IUGR) ose mund të vuajë nga pakësimi i sasisë së oksigjenit që sjell placenta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF