Danja ka qenë e ftuar në Top Albania Radio dhe ka folur për eksperiencën e saj në BBV, ku arriti të ishte deri në gjysmëfinale.
Ajo e cilësoi si një eksperiencë të jashtëzakonshme, “Sado e lodhshme të ketë qenë për mua është deri më sot eksperienca më e bukur që unë kam provuar ndonjëherë. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme që jo çdokush do të zgjidhte që ta niste aq më pak ta vazhdonte dhe aq më mirë që ta përfundonte sepse kërkon kurajo të madhe dhe guxim”.
E pyetur nëse e kishte menduar se do të shkonte 103 ditë brenda në shtëpinë e BBV dhe që do të prekte gjysmëfinalen, ajo tha,
“Unë e kisha menduar veten deri në finale. Nuk e kam pasur kurrë problem vetëbesimin, nuk është çështje arrgoance por ia dija vetes ato vlerat e mira të miat ndaj mendova Danja forca që sido të shkojë nuk do dorëohem dhe syno finalen sepse është gjëja që ty do të të lartësojë tek e fundit”.



















