Sara Hoxha, producentja e ‘Big Brother Vip Albania 4’, tregoi se për ta parë nga afër në studiot e TCH këtë finale, kanë ardhur mbi 2 mijë shqiptarë të diasporës.
“Këto minutat e fundit janë një çmenduri e bukur. Po punohet me një impenjim maksimal me dy studio paralele. Një koncert i jashtëzakoshëm që do të ndodhë për herë të parë në televizionet shqiptare. Është një moment aq i bukur, por edhe sfidues për ne, sepse çdo gjë duhet të shkojë shumë mirë, ashtu siç Top Channel premton çdo herë, spektakël. Ne gjithmonë përpiqemi të kalojmë vetveten dhe mendoj se kjo finale do jetë një nga më të bukurat ndonjëherë.
Mbi 2 mijë shqiptarë kanë udhëtuar nga e gjithë diaspora për ta ndjekur Big Brother ‘live’ në studiot e Top Channel dhe kjo për ne është një krenari e madhe. Do jetë një finale plot emocione, rikthime shumë të bukura, performanca të jashtëzakonshme dhe në fund kurorëzimi i fituesit.
Jam shumë falënderuese për të gjithë shqiptarët që na kanë ndjekur. Për të katërtin vitin radhazi shqiptarët kanë treguar se Big Brother është programi i tyre i preferuar dhe se është më shumë sesa një program. Jam realisht shumë mirënjohëse”, tha Sara Hoxha.