Një studente e Universitetit Shtetëror të Floridës kaloi në mënyrë të pashpirt pranë një shoku të klasës të shtrirë të tokë të plagosur, dhe e filmoi atë teksa pinte një kafe të ftohtë që kishte marrë me vete, pa lëvizur as gishtin që ta ndihmonte.
Videoja e tmerrshme është shpërndarë në internet pasi 20 vjecari Phoenix Ikner, 20 vjeç, hapi zjarr me armën e nënës së tij police në Tallahassee të SHBA-së, duke vrarë dy vetë e duke plagosur gjashtë të tjerë.
Në video, një vajzë e re shihet e shtrirë me fytyrë përtokë në bar në anë të rrugës, me një vijë gjaku pranë saj. Ajo nuk lëviz, ndërsa studentja i kalon afër duke e filmuar me telefonin e saj teksa vazhdon të pijë kafen.
Shikuesit u tronditën nga mënyra sesi ajo filmon të plagosurën dhe nuk ndalon fare as për të parë nëse vajza është ende gjallë. Komentuesit e mediave sociale u tmerruan, me njërin prej tyre që shkruante: 'Personi që e filmoi këtë duhet të shkojë në burg. Kjo është e tmerrshme.'



















