Irini Qiriako ka qenë e ftuar te “Rudina” dhe ka folur për këngën e cila do të jetë dedikim për nënën e saj të ndjerë që ka ndërruar jetë dy vite më parë. Siç tregon këngëtarja ky vendim erdhi pasi ajo pa nënën e saj në ëndërr.
“Kam një projekt për nënën time. Nuk e kisha menduar që do bëja këngë për nënën. Ka dy vjet që më ka lënë. Mua shumë më kërkojnë që të bëj këngë kështu, dedikime, por unë nuk i preferoj këto.
Është natyra dhe mendja ime që nuk do. Pashë në ëndërr nënën time, sikur po i këndoja një këngë. Edhe kur e kam çuar në banesën e fundit ajo më ka kërkuar që ta përcillja me këngë. Dhe unë këtë bëra, e përcolla me këngë dhe nuk lashë asnjë njeri që të qante aty. E përcolla me një këngë me dhimbje brenda.
Kur më doli mamaja në ëndërr, e kisha në distancë dhe unë po i këndoja këngë. Ajo po qeshte e lumtur që i kisha bërë këngën. Kur u çova i thashë bashkëshortit tim që unë do i bëj këngë nënës sime, se më doli dhe në ëndërr”, tregon këngëtarja



















