Katy Perry i vjen keq që "bëri një spektakël publik" duke shkuar në hapësirë. Artisja ishte një nga gjashtë gratë që fluturoi me Blue Origin NS-31 nga Teksasi të hënën në një mision të financuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së miliarderit të Amazon, Jeff Bezo.
Udhëtimi 11-minutësh është kritikuar për ndikimin e tij të dyshimtë mjedisor dhe për veprimet e çuditshme dhe dramatike të ekuipazhit, përfshirë Perry-n.
Tani mendohet se nëna e një fëmije, e lindur në Kaliforni, ka mendime të dyzuara për pjesëmarrjen në mision. Një burim tha: Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin.”
Komentet janë në kontrast me komentet e Perry-t, dhënë një gazetareje pak çaste pasi ajo doli nga kapsula, “Ka të bëjë me një energji kolektive brenda. Ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me krijimin e hapësirës për gratë e ardhshme. Ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne shohim pikërisht atje dhe e vlerësojmë atë. Kjo është e gjitha për të mirën e Tokës.”



















