KreuCelebrity

Nuk është më femra që ishte përpara 15 vitesh: E dobësuar dhe në super formë, ndjekësit nuk e njohën Kelly Osbourne!

Nuk është më femra që ishte përpara 15 vitesh: E


Në moshën 40-vjeçare, Kelly Osbourne më në fund ka format trupore që i i kishte ëndërruar gjatë gjithë jetës së saj. Nga një adoleshente topolake me grim të rëndë dhe veshje ekstravagante, vajza e legjendarit Ozzy Osbourne është shndërruar në një grua të rafinuar dhe plot vetëbesim, ndërkohë që është bërë edhe nënë.

Nuk është më femra që ishte përpara 15 vitesh: E
Nuk është më femra që ishte përpara 15 vitesh: E


Në paraqitjet e saj më të fundit, Kelly Osbourne tregoi një figurë të tonifikuar dhe një pamje të sofistikuar, të cilën nuk ka turp ta shfaqë me krenari. Ajo pretendon se ka humbur në peshë pa përdorur ilaçin e diskutueshëm Ozempic, të cilin e ka marrë sakaq e ëma e saj, Sharon Osbourne.
Kelly insiston se humbi peshë shpejt pasi eliminoi plotësisht sheqerin dhe karbohidratet nga dieta e saj. Për më tepër, filloi t'i nënshtrohej trajtimeve tonifikuese estetike, të cilat janë krijuar për të “skalitur” fytyrën dhe për të forcuar trupin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF