Papa Françesku ndërroi jetë sot, të hënën, më 21 prill. Papa ndodhej në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në spitalin Gemelli.
Lajmi i trishtë u dha nga Kardinali Farrell, “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit.
E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit, në favor të më të varfërve.
Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit”.